Sport

Conte mes Milanit e Romës

 

Ish-selektori i Italisë, Antonio Conte, pritet t’i kthehet zejes së trajnerit pas interesimit të Milanit dhe Romës për shërbimet e tij. Dy skuadrat italiane po e duan Conten, i cili aktualisht është i papunë prejse u largua nga Tottenhami në muajin mars të këtij viti.

Conte po pëlqehet si nga krerët e Milanit ashtu edhe ata të Romës, të cilët nuk janë të kënaqur me trajnerët aktual të klubeve të tyre.