Skuadra e Chelseat po përgatit ofertën për portierin e Valencias, gjeorgjianin Giorgi Mamardashvili.
Lajmi është bërë i ditur të martën nga e përditshmja spanjolle “AS”. Mësohet se Chelsea po synon transferimin e 22-vjeçarit në afatin kalimtar të janarit dhe për kartonin e tij ka bërë gati rreth 50 milionë euro. Mamardashvili vlerësohet ndër portierët më të mirë në La Liga dhe është pjesë e Valencias prej vitit 2021.
Ai ka kontratë me klubin spanjoll deri në vitin 2025, ndërsa gjatë afatit kalimtar të verës është kërkuar nga Real Madridi, Bayern Munichu e Interi.
Këtë edicion, Mamardashvili ka regjistruar pesë ndeshje për Valencian në kampionat, ndërsa ka edhe 11 paraqitje me Përfaqësuesen e Gjeorgjisë.