Dy ditë pas humbjes së thellë nga Roma, skuadra e Empolit ka shkarkuar trajnerin Paolo Zanetti, raportojnë të martën mediumet italiane.
Empoli u mposht të dielën 7:0 në Roma për ta regjistruar humbjen e katërt në po aq ndeshje të luajtura këtë edicion në Serie A.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy start i dobët i ekipit ka bërë që Zanetti të shkarkohet nga detyra e trajnerit, post të cilin e ka mbajtur prej verës së vitit të shkuar.
Zanetti kishte kontratë me Empolin deri në vitin 2025, ndërsa është zëvendësuar nga Aurelio Andreazzolin. Për Andreazzolin, kjo është hera e katërt në karrierë që rikthehet në krye të Empolit. Ndeshjen e radhës, Empoli e luan në shtëpi kundër Interit, ekip që i ka fituar të gjitha ndeshjet deri më tani në Serie A.