Sport

Barça e pamëshirshme ndaj Betisit

Barcelona ka arritur fitore mahnitëse ndaj Real Betisit në xhiron e pestë të sezonit në La Liga, të shtunën në mbrëmje.

Katalonasit fituan me rezultat 5:0.

Joao Felix hapi serinë e golave në minutën e 25-të. Për 2:0, shënoi Robert Lewandowski shtatë minuta më vonë. Ferran Torres, Raphinha dhe Joao Cancelo realizuan golat në pjesën e dytë.

Barcelona i prin tabelës me 13 pikë pas pesë ndeshjeve.

Betisi ka grumbulluar shtatë pikë deri tash.