1 perditesime
Sport

Mediumet serbe e quajnë Agim Ramadanin komandant të organizatës terroriste

Mediumet serbe e quajnë Agim Ramadanin komandant të organizatës terroriste
Foto-Ilustrim: KOHA
12:14

Mediumet serbe e quajnë Agim Ramadanin komandant të organizatës terroriste

Mediumet serbe assesi nuk po pajtohen me veprimin e sulmuesit Mirlind Daku, i cili pasi shënoi gol për Shqipërinë në ndeshjen kundër Polonisë, e hoqi fanellën dhe zbuloi tatuazhin “Katana 138” kushtuar komandantit Agim Ramadani. Madje, serbet kanë kërkuar edhe dënimin e Dakur nga UEFA për veprimin e tij, ndërsa Ramadanit i janë drejtuar si komandant i UÇK-së, të cilën e kanë quajtur organizatë terroriste.

“Daku u ndëshkua me karton të verdhë për shkak të heqjes së fanellës, ku me këtë rast zbuloi tatuazhin e tij në shpinë.

Në pyetje ishte figura e të ndjerit Agim Ramadani Katana, komandandit ttë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës famëkeqe dhe terroriste, e cila luftoi për shkëputjen e Kosovës dhe Metonisë. Në tatuazhin e tij shkruante Katana 138”, ka shkruar e përditshmja serbe “Blic”.

Ky medium ka shkuar edhe më larg, duke thënë se Daku është futbollist i lindur në Serbi, saktësisht Gjilan dhe së fundmi ka vendosur ta përfaqësojë Shqipërinë në nivelin ndërkombëtar.

Reagimi i Mirlind Dakut:

 

10:57

Mediat serbe kërkojnë dënimin e Dakut, u pengon tatuazhi për Katanën

Mirlind Daku bëri bujë me golin ndaj Polonisë dhe festën e madhe.

Ai hoqi fanellën e Shqipërisë dhe kështu u zbulua tatuazhi në shpinën e futbollistit - guri i thyer në kufirin Kosovë - Shqipëri dhe "Katana 138" kushtuar komandantit Agim Ramadani.

Mediumi kroat "Dnevnik" ka shkruar se shfaqja e këtij tatuazhi ka penguar media të ndryshme në Serbi. Ato kanë kërkuar dënimin e sulmuesit gjilanas.

Image
Festimi i Dakut pas golit ndaj Polonisë (2:0)

Daku golin ua ka kushtuar të gjithë atyre që luftuan për çlirimin e Kosovës dhe kështu mundësuan që shqiptarët nga të gjitha trevat të luajnë për Shqipërinë.

Mirlind Daku është i lindur në qytetin e Gjilanit në vitin 1998, zona e njëjtë prej nga vjen edhe heroi Agim Ramadani – Katana.

Para se të kalojë në klubin e Rubin Kazanit në Rusi, ai ka qenë pjesë Osijekut në Kroaci. Kjo ishte paraqitja e dytë e tij për Shqipërinë, pas asaj në Pragë të Çekisë ku edhe shpërtheu në lot pas ndeshjes nga emocionet e debutimit në kombëtare.Image

Fotografia e shkëputur nga videoja historike ku shihet guri i shembur në kufirin me Shqipërinë