Sport

Daku: Njeriun e drejtë Zoti e ndihmon, e kam ditur se do të shënoj ndaj Polonisë

 

Mirlind Daku ka dhënë tjetër deklaratë emocionale pas ndeshjes me Poloninë. Ai ka thënë se ishte i sigurt që do të shënonte gol ndaj Polonisë.

“Për çdo gjë njeriun e drejtë Zoti i madh e ndihmon. Lotët në Çeki ishin të shpirtit, jo për pasimin që nuk e dhashë mirë. Ishin loë që debutova me Kombëtaren shqiptare. Ishte privilegj për mua, e arritur e madhe. Pasi shënova golin më është dukur që çdo e keqe që kisha brenda doli jashtë. Jam ndjerë sikur kur heq 100 kilogramë nga shpina. Prej momentit të parë kur mora ftesën isha 100 për qind i sigurt që do të shënojë ndaj Polonisë”, ka thënë Daku.