Sport

Ukraina ndal Anglinë

Pas katër fitoreve rresht në eliminatoret për “Euro 2024”, Anglia është ndalur nga Ukraina.

Dy kombëtaret barazuan 1 me 1 të shtunën, në ndeshjen e vlefshme për Grupin C kualifikues.

Oleksandr Zinchenko kaloi ukrainasit në epërsi në minutën e 26-të, para se Kyle Walker të barazonte gjithçka 15 minuta më pas.

Anglia mbetet lider i padiskutueshëm me 13 pikë pas pesë ndeshjeve, ndërsa Ukraina është e dyta me shtatë pikë pas katër ndeshjeve.