Sport

Amdouni thotë se ndeshja ndaj Kosovës do të jetë e komplikuar

 

Sulmuesi Zeki Amdouni ka thënë se ndeshja ndaj Kosovës në Prishtinë nuk do të jetë e lehtë për Zvicrën. Ai ka thënë se do të jetë ndeshje e komplikuar.

“Ata kanë lojtarë të mirë dhe komplikohet jashtë shtëpisë”, tha Amdouni. Ndeshja Kosovë – Zvicër luhet të shtunën në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe nis nga ora 20:45. Amdouni ka shënuar pesë gola në pesë ndeshje për Zvicrën. Ai synon t’i shënoj edhe Kosovës.