Liverpooli e ka shënuar fitoren e tretë rresht në Premier League të Anglisë. Liverpooli e mposhti Aston Villan bindshëm 3:0 në shtëpi të dielën.
Kjo ndeshje i takoi javës së katërt të Premier Leagues angleze.
Dominik Szoboszlai në minutën e 3-të shënoi golin e parë, kurse Matty Cash në minutën e 22-të realizoi autogol për epërsinë 2:0 të ekipit të drejtuar nga Jurgen Klopp. Mohamed Salah shënoi për 3:0. Ai realizoi në minutën e 55-të.
Nga katër ndeshje, Liverpooli ka fituar dhjetë pikë. Aston Villa i ka gjashtë pikë.