Mirlind Daku luajti nga minuta e 71-të për Rubin Kazanin që regjistroi fitoren e parë në Kupë të Rusisë.
Rubin Kazani mposhti Uralin me rezultatin 2:1, në kuadër të Grupit B të Kupës ruse të futbollit. Ishte kjo fitorja e parë në Kupë të Rusisë pas dy disfatave.
Rubin Kazani, Urali dhe Rostovi kanë nga tre pikë, kurse Lokomotiva e Moskës në vendin e parë me gjashtë pikë.