Vetëm pak minuta pas njoftimit të Federatës së Futbollit të Kosovës se sot, e martë, do të nisë shitja e biletave për ndeshjen Kosovë-Zvicër, faqja e paraparë për këtë shërbim ka rënë nga sistemi.
Kosova pret Zvicrën më 9 shtator në mbrëmje në “Fadil Vokrri”.
Ndeshja është e vlefshme për fazën eliminatore për “Evropianin 2024”.
Zvicra i prin Grupit I me 10 pikë pas katër ndeshjeve. Kosova ka grumbulluar tri pikë.