Ardian Ismajli ka luajtur deri në fund të ndeshjes për Empolin që pësoi disfatë nga Monza me rezultatin 2:0.
Për Empolin u inkuadrua edhe Stiven Shpendi në minutën e 73-të të ndeshjes së luajtur të shtunën, në kuadër të javës së dytë të Serie A.
Ndërkohë, Berat Gjimshiti u paraqit për Atalantan deri në minutën e 75-të. Atalanta humbi nga Frosinone me shifrat 2:1.
Marvin Çuni luajti nga minuta e 82-të.