Tottenhami ka shënuar fitoren e dytë rresht në Premier League të Anglisë.
Pas fitores 2:0 ndaj Manchester Unitedit, Tottenhami shënoi një tjetër fitore me rezultatin 2:0.
Të shtunën fitoi në udhëtim ndaj Bornemouthi, në ndeshjen që i takoi javës së tretë të elitës së futbollit anglez.
James Maddison shënoi golin e parë në minutën e 17-të, kurse golin e dytë e shënoi Dejan Kulusevski në minutën e 63-të.
Tottenhami ka fituar shtatë pikë nga tri ndeshje, kurse Bornemouthi ka vetëm një pikë të fituar.