Sport

Blin Kuka ndalet në luftën e dytë

Të shtunën në Kampionatin Botëror të xhudos për kadetë (U18), ka garuar Blin Kuka.

Kuka garoi në kategorinë deri 90 kilogramë dhe u ndal në luftën e dytë, përkatësisht në xhiron e tretë.

Fillimisht xhudisti kosovar e kaloi garuesin e Bosnjë-Hercegovinës, Zdravko Suvajac. Ndaj tij fitoi me Ippon, përkatësisht me mbërthim.

Më pas Kuka përballë e kishte xhudistin e Suedisë, Emil Jabiyev. Lufta ishte e fortë, ndërsa Jabiyev fitoi me mbajtje.

Kosovën në Botërorin në Zagreb e kanë përfaqësuar edhe Uvejs Nesimi, Jon Veseli e Laurinë Gashi. Asnjëri prej tyre nuk i është afruar medaljes.