Mesfushori me tipare sulmuese, Eden Hazard, pritet të rikthehet në Premier League. E përditshmja spanjolle “AS” ka raportuar, të premten, se Hazard do t’i bashkohet skuadrës së Crystal Palacet.
Mësohet se palët parimisht kanë arritur marrëveshjen dhe mesfushori belg në fillim të javës së ardhshme do t’i bashkohet ekipit anglez.
Thuhet se bëhet fjalë për kontratë njëvjeçare me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër, varësisht prej paraqitjeve të Hazardit.
Ai te Crystal Palace do të transferohet si lojtar i lirë, pasi muaj më parë ka shkëputur kontratën me Real Madridin.
32-vjeçari e njeh mirë futbollin anglez, pasi për katër edicione ka luajtur për skuadrën e Chelseat dhe ka fituar dy tituj kampioni të Anglisë.
Krahas Real Madridit, e Chelseat, Hazard karrierë ka bërë edhe te Lille.