Prishtina 01 ka bërë një start të furishëm në paraqitjen e parë në arenën evropiane. Kampionia e Kosovës në futsall, Prishtina ka triumfuar bindshëm në ndeshjen e parë parakualifikuese të Ligës së Kampionëve në kuadër të Grupit D.
Të mërkurën, në Poloni, ku po zhvillohen ndeshjet e këtij grupi kualifikues, Prishtina 01 mposhti kundërshtarin nga Islanda, Isbjorninn me rezultatin 11:1.
Skuadra kryeqytetase pati një paraqitje të jashtëzakonshme duke mos lejuar kundërshtarin islandez të shënoj me shumë se një herë. Madje, Prishtina regjistroi 32 tentime në portë karshi vetëm 8 sa i pati Isbjorninn. Prej fillimit të ndeshjes, lojtarët e trajnerit Haki Ahmeti ishin në kërkim të golit të parë dhe sigurisht fitores në ndeshjen e parë në Championsin e futsallit.
Tre lojtarë, shënuan nga dy gola në këtë takim.
Ylli Mazreku, Drilon Maxharraj e Ari Kaqandolli, së bashku realizuan gjashtë gola – më shumë se gjysmën e golave të Prishtinës 01. Në këtë fitore kontribut me gola dhanë edhe Ermir Kryeziu, Lushi Qerimi, Fitim Krasniqi, Halim Selmanaj. Roa Argote ndimoi Prishtiën 01 me autogol.