Sport

Alavesi shënon fitoren e parë në La Liga këtë edicion

Alaves e ka shënuar fitoren e parë në La Liga të Spanjës këtë edicion. Pas disfatës në xhiron e parë, Alaves të hënën mposhti Sevillan në shtëpi me rezultatin 4:3.

Luis Rioja shënoi golin e parë në minutën e shtatë. Në minutën e 15-të me autogolin e Abdel Abaqarit u barazua rezultati në 1:1, ndërsa në minutën e 41-të nëpërmjet Erik Lamelas, Sevilla kaloi në epërsi 2:1. Por, një minutë pa përfunduar pjesa e parë, Alavesi barazoi rezultatin. Golin e barazimit për 2:2 e shënoi Ruben Duarte. Më pas Kike Garcia shënoi dy gola të shpejtë për 4:2. Ai golin për 3:2 e shënoi në minutën e 54-t, ndërsa të katërtin në minutën e 59-të. Sevilla golin e tretë e shënoi në minutën e 97-të nëpërmjet Rafa Mirit. Sevilla e Adnan Januzajt mbetet pa fitore. Januzaj mungoi për shkak të një lëndimi.