Sport

City mposht Newcastlen në shtëpi

Manchester City ka shënuar fitoren e dytë në sezonin e ri të Premier Leagues, duke e mposhtur ngushtë Newcastle Unitedin në shtëpi.

Kampioni fitoi minimalisht 1:0 me supergolin e realizuar nga Julian Alvarez. Argjentinasi shënoi në minutën e 31-të.

Nga dy ndeshje deri tash, City ka pikët maksimale.

Ekipi i Pep Guardiolas në mesjavë fitoi Superkupën e Evropës.