Liverpooli ka fituar ndaj Bournemouthit, por më vështirë sesa që është pritur. Ndeshjen e xhiros së dytë të Premier Leagues angleze, Liverpooli e fitoi me rezultatin 3:1.
Antoine Semenyo i dha epërsinë mysafirëve në minutën e tretë.
Shifrat i barazoi Luis Diaz, ndërsa në minutën e 36-të, Mohamed Salah, realizoi për 2:1.
Alexis Mac Allister i Liverpoolit, transferimi i verës, u përjashtua nga loja në minutën e 58-të.
Pavarësisht se me një lojtar më pak në fushë, Liverpooli shënoi tjetër gol dhe e mbylli çështjen e fituesit.
Diogo Jota shënoi për 3:1.
Liverpooli ka një barazim e një fitore në dy ndeshjet e para.
Bournemouthi e pësoi humbjen e parë të sezonit, pas barazimit në duelin e parë.