Sport

Ballkani përballet me BATE Borisovin në plejof

 

Skuadra e Ballkanit në fazën e plejofit të Ligës së Konferencës do ta ketë përball ekipin nga Bjellorusia, BATE Borisov.

BATE u eliminua në raundin e tretë kualikues të Ligës së Evropës nga Sheriff Tiraspoli. BATE në duelin e kthimit që e luajti të enjten në shtëpi, barazoi 2:2 ndaj nga Sheriffit, ekip që kishte fituar ndeshjen e parë javën e shkuar 5:1 dhe avancoi tutje me rezultatin e përgjithshëm 7:3.