Skuadra elitare e Italisë, Bologna, ka shprehur interesim për mesfushorin shqiptar të Luzernit, Ardon Jashari.
Mësohet se Bologna është e gatshme ta paguajë dëmshpërblimin për mesfushorin e Zvicrës. Luzerni kërkon 7 milionë euro për futbollistin e talentuar. Javë më parë Luzerni refuzoi kërkesën e Jasharit t’i bashkohet Baselit.
Synimi i klubit zviceran është shitja në ndonjë klub jashtë Zvicrës. Jashari ka shkëlqyer me fanellën e Luzernit sezonin e kaluar. Falë paraqitjeve të mira, Jashari u ftua te Zvicra.
Luajti për Zvicrën në Botërorin e Katarit. 21-vjeçari ka kontratë me Luzernin deri në vitin 2026. Për Jasharin interesim kanë shprehur edhe shumë klube të ndryshme evropiane.