Skuadra e Ballkanit ka mësuar kundërshtarin e plejofit të Ligës së Konferencës pas shortit të tërhequr të hënën në selinë e UEFA-s.
Nëse e kalon rundin e tretë kualifikues të kësaj gare, atëherë Ballkani në plejof do të përballet me humbësin e ndeshjes, Sheriff Tiraspol dhe BATE Borisov.
Sheriffi është kampion i Moldavisë, ndërsa BATE ka përfunduar në pozitën e tretë në Bjellorusi, skuadra këto që do të përballen në rundin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës.
Ballkani në rundin e tretë të Ligës së Konferencës, do të përballet me ekipin nga Gjibraltari, Lincon Red Imps, ku ndeshjen e parë e luan të enjten në Prishtinë.
Ndeshjet e para të plejofit, do të luhen më 24 gusht, ndërsa ato të kthimit pas një jave.
Lexo edhe: