Nënkampionia e Kosovës në futboll, Drita ka publikuar formacionin e saj për ndeshjen kundër Viktoria Plzenit që e luan në kuadër të rundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Kjo është ndeshja e parë e këtij rundi dhe luhet në Çeki prej orës 19:00.
Trajneri i Dritës, Akis Vavalis ka vendosur që ti kundërvihet ekipit çek me formacionin 4-2-3-1.
Sulmit të Dritës i prinë Ardit Tahiri, i cili do të përkrahet nga Raddy Ovouka, Kastriot Selmani e Blend Baftiu që janë renditur pas tij.
Në mesfushë para mbrojtjes janë vendosur Muharrem Jashari dhe kapiteni Rron Broja.
Ndërkohë, mbrojtja përbëhet nga katërshja Astrit Thaqi, Benjamin Agyare, Hajdin Salihu e Besnik Krasniqi.
Në portë është Florjan Smakiqi.
