Mesfushori Isco është shprehur i gatshëm për ta dëshmuar veten edhe një herë në kampionatin e Spanjës.
Në edicionin e ri, Isco do ta bartë fanellën e Real Betisit, ekip të cilit tashmë i është bashkuar në fazën përgatitore.
Isco është transferuar te Betisi si lojtar i lirë dhe do ta bartë fanellën me numrin 22, ndërsa ka firmosur kontratë njëvjeçare. Isco për shtatë muaj ka qenë pa klub, pasi në fund të vitit të shkuar skuadra e Sevillas ia shkëputi kontratën.
Ai është shprehur i gatshëm për aventurën e re te Betisi dhe ka premtuar se do ta ndihmojë skuadrën në arritjen e objektivave. 31-vjeçari gjatë tërë karrierës së tij ka luajtur në La Liga, pasi më herët ka bartur fanellën e Real Madridit dhe Malagas.