Sport

Klubi rus nuk përmend klubet e Dakut nga Kosova

Rubin Kazani ka njoftuar përmes rrjeteve sociale për transferimin e sulmuesit kosovar Mirlind Daku. Është njoftuar që Daku ka firmosur për tri vjet, por nuk është përmendur vendi prej nga vjen Daku.

Po ashtu nuk janë përmendur klubet kosovare të Dakut. Është shkruar se Daku ka luajtur për Kukësin e Shqipërisë, Murën e Sllovenisë dhe Osijekun e Kroacisë.

Image

Daku ka luajtur për Ballkanin e Llapin po ashtu, ndërsa më herët edhe te Hajvalia.