Sport

Krasniqi shkëlqen në Suedi

Sulmuesi i Kosovës U21, Dion Krasniqi, ka shkëlqyer të hënën mbrëma në Suedi.

19-vjeçari shënoi të dy golat në fitoren 2:1 të Varbergut në udhëtim ndaj Goteborgut. Krasniqi shënoi për 1:0 në minutën e 55-të, ndërsa në minutën e 90-të shënoi gol të bukur për 2:0. Menjëherë në minutën e 92-të lëshoi fushën, ndërsa Goteborgu realizoi për 2:1 në minutën e 94-t.

Krasniqi ka tri gola në tetë paraqitje të këtij edicioni në Allsvenskan. Ndeshja e së hënës i takonte xhiros së 14-të.

Krasniqi ka tri paraqitje për Kosovën U21.

Për Varbergun luajti edhe Ismet Lushaku, ndërsa te Goteborgu debutoi Arbnor Muçolli.

Për Varbergun ishte vetëm fitorja e parë këtë edicion. Është i fundit me tetë pikë, sa i ka edhe Goteborgu në vendin e parafundit.