Sport

Premier League përshëndet Xhakën me “bombat” e tij

Faqja e Premier Leagues në futboll e ka përshëndetur yllin shqiptar Granit Xhaka, që të enjten zyrtarizoi largimin nga Arsenali.

Përshëndetjen ia ka bërë me një video të golave të Xhakës.

“Qëndrimit shtatëvjeçar të Granit Xhakës tek Arsenali i erdhi fundi”, ka shkruar kjo faqe.

Xhaka në 297 paraqitje për Arsenalin ka realizuar 23 gola. Është dalluar me “bombardimet” nga distanca.