Goli i shënuar nga Kristjan Asllani në fitoren 3:1 të Shqipërisë në udhëtim tek Ishujt Faroe në Grupin E, është zgjedhur më i miri i xhiros së katërt në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”.
Asllani në mënyrë të përkryer e plasoi topin me të majtën, kur realizoi golin për epërsinë 2:1 në minutën e 51-të.
Goli i shënuar nga mesfushori i Interit u zgjodh më i miri me votat e lexuesve.
Ai mposhti në konkurrencë golat e shënuar nga Bukayo Saka i Anglisë, Arda Guler i Turqisë dhe Roland Sallai i Hungarisë.
Goli i shënuar nga Jasir Asani ishte më i miri i xhiros së tretë.