Juventusi është duke tentuar që ta afrojë në skuadër mesfushorin Thomas Partey, raportojnë mediat italiane të enjten.
30-vjeçari, që është pjesë e skuadrës londineze që prej tetorit të vitit 2020, ka kontratë edhe për një vit tjetër. Njohësi i transferimeve në futbollin evropian, Gianluca Di Marzio, ka shkruar se Partey e ka lejen që të transferohet te Juventusi, për vlerën e 20 milionë eurove.
Ai pritet të nënshkruajë me “zonjën e vjetër” kontratën trevjeçare.
Partey në edicionin që përfundoi, zhvilloi 40 ndeshje në të gjitha garat. Pati tre gola të realizuar.