Sport

Zbulohet maskota e “Euro 2024”

Maskota për Evropianin 2024 të futbollit në Gjermani do të jetë një ari, raporton agjencia AP.

Maskokta ka bërë paraqitjen e parë të martën në mëngjes, duke befasuar fëmijët në një shkollë fillore në Gelsenkirchen. Në këtë qytet do të paraqitet më vonë në miqësoren e Gjermanisë me Kolumbinë.

Emri i maskotës do të vendoset. Tifozët do të ndihmojnë të zgjedhin mes emrave “Albärt, Bärnardo, Bärnheart ap Herzi von Bär”.

“Si fëmijë, e di sa e rëndësishme është të stimulohet imagjinata e fëmijëve”, ka thënë drejtori i “Euro 2024”, Philipp Lahm, “Me lansimin e maskotës zyrtare, shpresojmë të krijojmë argëtim dhe një karakter të pëlqyeshëm që do të inspirojë fëmijët të shijojnë futbollin”.

Maskota do të paraqitet në qytetet nikoqire. Gjermania do të organizojë Evropianin nga 14 qershori deri më 14 korrik të vitit të ardhshëm.