Në rundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve për edicionin 2022/23, do të paraqiten edhe Struga e Partizani i Tiranës, krahas Ballkanit që është kampion i Kosovës.
Struga është shpallur kampione në Maqedoninë e Veriut, ndërsa Partizani ka triumfuar në Shqipëri.
Edhe Struga nuk ishte bartëse në short dhe ishte pjesë e Grupit 1, në të cilin ishte edhe Ballkani.
Skuadra e Strugës në rundin e parë të Championsit, do të përballet me Zhalgirisin e Lituanisë, ekip që e eliminoi Ballkanin edicionin e shkuar në të njëjtën fazë.
Ndeshjen e parë, Struga do ta luajë në udhëtim, ndërsa të kthimit në shtëpi.
Ndeshjet e këtij rundi, do të zhvillohen më 11/12 dhe 18/19 korrik.
Ndërkohë, Partizani ishte i përfshirë në Grupin 3 të shortit kualifikues dhe nuk ishte në mesin e skuadrave bartëse.
Kështu që, në rundin e parë, Partizani do të përballet me BATE Borisovin e Bjellorusisë.
Në ndeshjen e parë, Partizani e luan në Shqipëri kurse në të kthimit do të jetë mysafir i BATE Borisovit.