Sport

Nedim Bajrami: I lumtur për golin e parë për Shqipërinë

Nedim Bajrami është shprehur i lumtur për fitoren e Shqipërisë ndaj Moldavisë dhe për golin e tij të parë me kuqezinjtë.

Bajrami ishte prej lojtarëve më të mirë te Shqipëria.

“Jemi të gjithë të lumtur që fituam 2:0. Unë jam shumë i lumtur për golin e parë me Shqipërinë. Kemi një rrugë të gjatë përpara, por do të japim maksimumin. Edhe me Poloninë kemi luajtur shumë mirë por mungoi goli. Tani i kemi tri pikë dhe kjo ka rëndësi. Tani na pret ndeshja në udhëtim me Ishujt Faroe dhe nuk do të jetë lehtë. Kam luajtur në pozicionin e preferuar, por pavarësisht ku luaj unë do të jap maksimumin. Shpresoj të shënoi tjetër gol dhe të ndihmojë Kombëtaren”, ka thënë Bajrami.