Sport

Portugalia me fitore bindëse ndaj Bosnjë-Hercegovinës

Bernardo Silva ka shënuar një gol, ndërsa Bruno Fernandes ka shtuar dy të tjerë. Dhe në fund Portugalia fitoi 3:0 ndaj Bosnjë-Hercegovinës. Fitorja ishte më e vështirë se që e tregon rezultati.

Ndeshja e së shtunës mbrëma i takoi eliminatoreve për Euro 2024.

Silva shënoi për 1:0 në minutën e 44-t.

Fernandes shënoi golin e dytë në ndeshje në minutën e 77-të, ndërsa rezultatin finale, 3:0, e vendosi në minutën e 93-të.

Superylli Cristiano Ronaldo e kompletoi ndeshjen për Portugalinë, por nuk shënoi gol.

Portugalia shënoi fitoren e tretë rresht dhe udhëheq në Grupin J me nëntë pikë. Bosnja është e katërta me tri pikë nga tri ndeshje.