Ka nisur ndeshja mes Kosovës dhe Rumanisë, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2024.
Ndeshja po luhet në terren të rënduar në “Fadil Vokrri” për shkak të reshjeve të shumta të shiut.
Për Kosovën është ndeshje thuajse vendimtare nëse do të arrijë në Evropianin e vitit të ardhshëm.
Formacioni i Kosovës:
Muric:
Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Paqarada:
Fazliji, Dresheviq:
Rashica, Celina, Muslija:
Muriqi.