Sport

Lojtarët e Championsit që synojnë trofeun e Ligës së Kombeve

FOTO: AP
 

Është një tjetër trofe për t’u fituar në Evropë këtë javë dhe futbollistët e Manchester Cityt dhe Interit do të jenë të gatshëm për të luajtur në turneun final të Ligës së Kombeve, që mbahet në Holandë.

Mbrojtësit e Holandës, Nathan Ake dhe Denzel Dumfries janë sërish bashkëlojtarë pasi u përballën në finalen e Championsit, që u zhvillua të shtunën e kaluar në Stamboll. Ake ishte pjesë e Cityt, ekip që e mposhti Interin e Dumfriesit me rezultatin 1:0 për trofeun e parë evropian në histori. Holanda, e cila është mikpritëse e turneut final të Ligës së Kombeve, do të luajë në gjysmëfinalen e parë të mërkurën në Roterdam kundër Kroacisë. Pjesë e Kroacisë do të jetë mesfushori i Interit, Marcelo Brozoviq.