Sport

Nuk kanë të ndalur vizitat, te përfaqësuesja edhe Përparim Rama

Pos presidentes Vjosa Osmani, të hënën përfaqësuesen e Kosovës e ka vizituar edhe kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Përfaqësuesja po përgatitet për ndeshjen e së premtes me Rumaninë.

Natyrisht, prezent ishte edhe kryetari i FFK-së, Agim Ademi.

Ai e ka falënderuar Ramën për vizitën dhe ka njoftuar futbollistët për projektin e kryetarit të Prishtinës për ndërtimin e stadiumit në Bërnicë.