Sport

Giresse i matur para dy ndeshjeve “shumë të rëndësishme”

 

Përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse, i ka vlerësuar tejet të rëndësishme dy ndeshjet e këtij muaji që “Dardanët” i luajnë në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”.

Në konferencën për media të mbajtur të premten, Giresse ka shprehur besimin që ekipi do të jetë gati për duelet me Rumaninë dhe Bjellorusinë.