Sport

Menaxheri Shala thotë se Kosova po shantazhohet

 

Pranë selektorit Alain Giresse, i pranishëm në konferencën për shtyp ishte edhe menaxheri i Përfaqësueses së Kosovës, Bajram Shala. Ai është pyetur në lidhje me lajmet e fundit se Arbnor Muja do t'i bashkohet Shqipërisë pasi nuk është pjesë e Kosovës.

Shala i ka quajtur këto spekulime dhe ka thënë se kjo nuk është hera e parë që Kosova po shantazhohet në mënyra të tilla nga shumë lojtarë, përkatësisht agjentët e tyre që po bëjnë trysni se do të largohen nga “Dardanët” për t’iu bashkuar një përfaqësuese tjetër.