Sport

Kurti: Në punën time po e ndjek shembullin e Majlinda Kelmendit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se për të pasur sukses në punën e tij si i pari i qeverisë ai po e ndjek shembullin e kampiones olimpike në xhudo, Majlinda Kelmendi.

Deklaratën Kurti e dha gjatë aktivitetit të xhudos që po mbahet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë ku para qindra nxënësve nga shkollat e kësaj komune Majlinda së bashku me shumë xhudistë të tjerë po e demonstrojnë sportin e xhudos në kuadër projektit “Kosova shtet i xhudos”.

“Kampionia jonë dhe e arta olimpike, Majlinda Kelmendi, e ka dëshmuar për shumë vite se cila është rruga që duhet ndjekur për të arritur deri te suksesi. Dua të jua them që edhe unë, në punën time ndjekë shembullin e Majlindës për të arritur sukses”, ka thënë Kurti.

Kelmendi me këtë rast i ka dhuruar Kurtit librin me autor Arsim Maxheran dhe shiritin e zi.