Sport

Prishtina publikon formacionin për finalen e kupës

Skuadra e Prishtinës ka publikuar formacionin për ndeshjen finale të Kupës së Kosovës kundër Gjilanit.

Kjo ndeshje nis në orën 18:00 dhe zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Trajneri Debatik Curri, ka vendosur në portë që të jetë portieri Agron Kolaj, ndërsa reparti i mbrojtjes të përbëhet nga Ramiz Bytyqi, Egzon Belica, Muhamet Useini dhe kapiteni Gledi Mici. Në mesfushë, do të paraqiten Mërgim Pefqeli, Kushtrim Gashi, Endrit Krasniqi dhe Hasan Hyseni. Ndërkohë, sulmit të Prishtinës në këtë ndeshje që do ta mbyll edicionin në futbollin kosovar, do ti prijnë Leotrim Kryeziu dhe Jalen Blesa.