Sport

Maribori interesohet për Mirlind Dakun

Klubi me më së shumti trofe në Slloveni, Maribori ka shprehur interesim për sulmuesin Mirlind Daku. 16 herë fituesi i titullit synon gjatë verës transferimin e sulmuesit 25-vjeçar, i cili shkëlqeu me fanellën e skuadrës tjetër sllovene Mura. Sulmuesi kosovar shënoi 22 gola dhe kontribuoi me dy asistime në 37 ndeshje në të gjitha garat e edicionit 2022/2023. Ai është futbollist i Osijekut. Por skuadra kroate e huazoi Dakun në shkurt të vitit të kaluar te skuadra e Muras.

Mura ka opsionin e blerjes së kartonit të Dakut, i cili me Osijekun ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm.