Barcelona e ka fituar Ligën e Kampionëve për herën e dytë në konkurrencën e femrave.
Barcelona të shtunën gjatë ditës mposhti skuadrën e Wolfsburgut me rikthim të rezultatit, 3:2.
Ewa Pajor shënoi për 1:0 në të mirë të skuadrës gjermane, derisa për 2:0 u përkujdes Alexandra Popp.
Por, Barça u kthye me tre gola të shpejtë në pjesën e dytë.
Patricia Guijarro shënoi dy gola, në minutën e 48-të dhe të 50-të, kurse Fridolina Rolfo, realizoi për përmbysjen e madhe të rezultatit.
Barcelona ishte finaliste edhe në edicionin e kaluar, por u mposht nga Lyoni në finale.
Megjithatë, nuk gaboi në finalen që u zhvillua në Eindhoven përballë ekipit të fortë të Wolfsburgut, që e kërkonte trofeun e tretë evropian në 10 vjet.