Sport

Kosova U19 publikon listën për miqësoret ndaj Shqipërisë

 

Përzgjedhësi i ri i Përfaqësueses U19të Kosovës, Adil Maliqi ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet miqësore kundër Shqipërisë. Maliqi listën e ka publikuar të enjten, ndërsa në të ka përfshirë 23 futbollistë.

Këtë muaj, Kosova do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore me Shqipërinë, të cilat do të luhen në stadiumin e Kukësit. Dueli i parë, do të luhet më 14 qershor, ndërsa dy ditë më vonë do të zhvillohet edhe miqësorja e dytë.