Sport

Mourinho kërkon trofeun e gjashtë të Evropës, Sevilla të shtatin

FOTO: AP
 

Një rekord i futbollit evropian do të bjerë të mërkurën mbrëma kur Sevilla përballet me Romën e Jose Mourinhos në finalen e Ligës së Evropës. Finalja nis në orën 21:00 dhe zhvillohet në stadiumin “Pushkash Arena” në Budapest të Hungarisë.

Sevilla e Mourinho nuk e kanë humbur asnjë finale evropiane deri më tani, duke e bërë finalen e këtij edicioni njërën prej më interesanteve në historinë e Ligës së Evropës. Sevilla ka luajtur në gjashtë finale dhe i ka fituar të gjitha, në kuadër të Ligës së Evropës apo Kupës UEFA-s, siç është quajtur më parë niveli i dytë i garave evropiane për klube.