Trajneri Xavi Hernandez insiston se Lionel Messi ka ende çka t’i japë futbollit. Madje, edhe Barcelonës.
Ai në një intervistë për “Sport” ka thënë se Messi mund ta ndihmonte Barcelonën në realizimin e synimeve. “Nuk kam asnjë dyshim, pa dyshim se ai do të na ndihmonte pasi që është ende një lojtar vendimtar, sepse është ende i uritur, sepse është fitues, sepse është një lider dhe sepse është gjithashtu një lojtar tjetër, i ndryshëm.
Ne nuk kemi një Barçë me talentin e vitit 2010, për shembull. Ai do të sillte talent. Pasimi i fundit, golat. Prandaj, mënyra se si dua të luaj, mënyra se si duam të luajmë, për mua nuk ka dyshim se do të na sillte shumë, por kjo varet nga ai”, ka thënë Xavi.
Messi 35-vjeçar nuk e ka vazhduar kontratën me PSG-në. Ai pritet të largohet në verë nga gjiganti francez. Krahas Barcelonës interesim të madh kanë shprehur edhe skuadra nga Arabia Saudite. Ai ka një ofertë prej 400 milionë eurosh në vit nga një klub arab. Por Messi ende nuk ka vendosur për të ardhmen.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.