Sport

Juventusi në garë për Firminon

 

Juventusi është futur në garë për shërbimet e sulmuesit të Liverpoolit, Roberto Firmino. Kështu ka raportuar të hënën “Calciomercato”.

Në garë për futbollistin brazilian është edhe Real Madridi. Juventusi e sheh Firminon si zëvendësues të sulmuesit Dushan Vlahoviq, i cili dëshiron ta vazhdojë karrierën në ndonjë skuadër tjetër evropiane.