Sport

Rekordi i Sevillas, garanci për sukses në Ligën e Evropës

Foto: AP
 

Përballja mes Sevillas dhe Romës mund të duket një ndeshje e barabartë në letër. Dy skuadrat takohen në finalen e Ligës së Evropës. Por suksesi i spanjollëve në këtë garë mund t'u japë atyre një avantazh në Budapest.

Sevilla është ekipi që ka më së shumti trofe të fituar në këtë garë, gjashtë, me konkurrentët më të afërt, Interin, Liverpoolin, Juventusin dhe Atletico Madridin, me nga tre tituj.