Sport

Uzuni kthen Granadan në La Liga

Myrto Uzuni ka udhëhequr Granadan drejt titullit të kampionit në La Liga 2. Granada të shtunën e siguroi titullin e kampionit dhe kthimin në La Liga.

Në kuadër të xhiros së fundit, përkatësisht të 42-të, Granada fitoi 2:0 ndaj Leganesit.

Reprezentuesi i Shqipërisë, Uzuni, shënoi për 1:0 në minutën e 42-të. Uzuni e ka mbyllur edicionin me plot 23 gola e pesë asistime në 38 paraqitje. Granada mblodhi 75 pikë dhe la prapa Las Palmasin e Levanten me nga 72 pikë. Nga 71 pikë i mblodhën Alavesi dhe Eibari.