Real Sociedadi nuk është kualifikuar në Ligën e Kampionëve për një dekadë, por skuadra e drejtuar nga Imanol Alguacil mund ta sigurojë një vend në këtë garë.
Sociedadit i duhen vetëm dy pikë nga dy ndeshjet e mbetura në La Liga.
Skuadra baske, që zë pozitë ne katërt me 68 pikë, do të luajë të dielën në udhëtim tek Atletico Madridi prej orës 19:00, në ndeshjen e xhiros së 37-të.
Duelin e fundit e ka në shtëpi kundër Sevillas.
Villarreali është në vendin e pestë me pesë pikë më pak se “La Real”, dhe duhet t’i fitojë dy ndeshjet e fundit, për t’i mbajtur gjallë shpresat për “Champions”.
David Silva nuk do të luajë për Sociedadin në këtë ndeshje për shkak të lëndimit në pulpë. Ai nuk do të jetë i pranishëm as në ndeshjen e fundit.
37-vjeçari nënshkroi kontratë të re deri në vitin 2024, por nuk do të jetë pjesë e skuadrës në edicionin tjetër, veterani Asier Illarramendi. 33-vjeçari shkroi letër emocionuese largimi nga Sociedadi, me të cilin e fitoi Kupën e Mbretit në vitin 2021.
Ai trofe ishte i pari për skuadrën që prej vitit 1987.
Sociedadi ka fituar 17 pikë nga 21 të mundshmet së fundmi, dhe nëse e mposht Atleticon, do të kishin mundësi të dilnin në pozitën e tretë. Do të ishte pozita më e lartë në renditje që prej vitit 2003.
Xhiron e 37-të do ta hapë dueli ndërmjet Sevillas dhe Real Madridit.
Ndërkohë, kampionia e re e La Ligas, Barcelona, përballet me Mallorcan e Vedat Muriqit, të dielën nga ora 19:00.