Sport

Besa Famgas vazhdon dominimin, fiton titullin e dhjetë rresht

 

Hendbollistët e Besa Famgas kanë konfirmuar edhe një herë dominimin në Superligën e Kosovës në hendboll.

Të enjten mbrëma, Besa është shpallur kampione e këtij edicioni, pasi edhe në ndeshjen e dytë të serisë finale të plejofit e mposhti Trepçën. Madje, në përballjen e dytë, skuadra pejane ishte bindshëm më e mirë se në ndeshjen e parë, të cilën e fitoi javën e shkuar në Pejë me vetëm tre gola epërsi. Në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, Besa triumfoi me rezultatin bindës 37:30. Për Besën, ky është titulli i dhjetë rresht, duke konfirmuar dominimin e saj total në hendbollin kosovar përgjatë dekadës së fundit.